Kim Kardashian “del me humbje”, miliarderja gjobitet me 1.26 milion dollarë për një reklamë

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” Kim Kardashian, ka publikuar gjithçka në Instagramin e saj, nga veshjet, ushqime që të ndihmojnë të biesh në peshë deri te letrat higjenike. Mirëpo një bashkëpunim i fundit për një reklamë të sponsorizuar nga një kompani kriptomonedhash, e ka futur në probleme.

Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve në SHBA ka ngritur akuza mbi yllin televiziv, për reklamimin e paligjshëm të një kompanie kriptomonedhash dhe për këtë do të paguajë 1.26 milion dollarë gjobë.

Kim Kardashian ka rënë dakord t’i paguajë më shumë se 1 milion dollarë SEC, Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje me ‘Consob USA’ për mosdeklarimin e lekëve që mori për një postim në Instagram që reklamonte një kompani kriptomonedhash.

Postimi, i cili përmbante hashtag “#ad”, përfshinte një lidhje në faqen e internetit ‘EthereumMax’, e cila u ofron përdoruesve udhëzime se si të blejnë tokën. Kardashian, e cila ka asete rreth 2.8 miliard dollarë, gjithashtu ra dakord të mos promovojë sektorin e kriptomonedhave për tre vite dhe të bashkëpunojë me hetimin në vazhdim.

SEC në nëntor të 2017 paralajmëroi personazhet e famshëm që kërkojnë të fitojnë para në hapësirën e tyre dixhitale që rregullat e SHBA-së kërkojnë që ata të deklarojnë këto të ardhura.

Që atëherë kjo kompani ka ndjekur një pjesë të personazheve të famshëm, duke përfshirë yllin e filmave aksion Steven Seagal, producentin muzikor “DJ Khaled” dhe boksierin Floyd Mayweather Jr. për thyerjen e këtij rregulli, por Kardashian është padyshim profili më i lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *