Martesa e fshehtë e Kanye West-it me partneren e tij të re Bianca Censori bëri shumë bujë në mediat e huaja. Por çfarë mendimi ka Kim Kardashian për këtë martesë?
“Page Six” bën me dije se Kim nuk e ka pritur mirë lajmin. Dyshonte se prej kohësh, mes stilistes dhe reperit nuk kishte vetëm një marrëdhënie pune por mes tyre lindte një romancë.
“Ajo e ka përbuzur prej kohësh stilisten pa asnjë arsye të veçantë. Kim e urren atë”, tha një burim për këtë media.
Media “TMZ” shkruajti të premten se së fundmi ata u martuan në një ceremoni private megjithëse nuk morën një certifikatë martese për ta zyrtarizuar këtë marrëdhënie.
Gjithashtu, thuhet se çifti i ri shkuan për të kaluar muajin e mjaltit në Utah në një resort luksoz pas ceremonisë së tyre private të dasmës.