Modelja e njohur, Kim Kardashian ka folur për divorcin e saj nga reperi Kanye West.
Themeluesja e ‘Skims’ zbuloi momentin kur e dinte se dëshironte t’i jepte fund gjërave me West.
“Unë gjithmonë kam menduar, kjo është krejtësisht në rregull. Unë thjesht mund të kem fëmijët e mi, dhe burri im të zhvendoset nga një shtet në tjetrin dhe unë jam në udhëtim me të. Dhe unë isha në rregull me këtë, por pasi mbusha 40 vjeç e kuptova. Unë nuk dua një partner që jeton në një shtet tjetër. Mendova, kjo është e mërzitshme për mua dhe nuk e dua. Unë dua dikë që, kemi të njëjtat gjëra të përbashkëta. Unë dua dikë që dëshiron të punojë me mua’, tha ndër të tjera Kim.
Ylli e pranoi se dëshiron të ketë kohën e saj dhe të punojë drejt qëllimeve e gjërave të mëdha.
/Priza.al/