Kim Kardashian do t’i kthehet aktrimit në një sezon të ardhshëm të serialit antologjik të rrjetit FX – “American Horror Story”. Lajmin e bëri me dije vetë skenaristi Ryan Murphy. Kardashian do të luajë bashkë me Emma Roberts në sezonin e ardhshëm të 12-të të serialit, i cili bazohet në një libër të quajtur “Delicate Condition”.
Romani që pritet të publikohet në muajin gusht të këtij viti përshkruhet si një “thriller që ndjek një grua, të bindur se një figurë e keqe po bën përpjekje të mëdha për të siguruar që shtatzënia e saj të mos ndodhë kurrë”. Autorja Andrea Bartz e quan atë një “përditësim feminist të ‘Rosemary’s Baby’”.
Murphy tha në një deklaratë se shkrimtarja e “American Horror Story” Halley Feiffer kishte krijuar një rol argëtues, elegant dhe në fund të fundit të tmerrshëm veçanërisht për Kim, dhe ky sezon është ambicioz e ndryshe nga çdo gjë e bërë ndonjëherë.