Beqare dhe aspak gati për lidhje. Kim Kardashian ka ndryshuar mendim për planet e saj në lidhje me jetën sentimentale në të ardhmen e afërt. E pyetur në “Live with Kelly and Ryan” se me çfarë mashkulli e sheh veten, themeluesja e ‘Skims’, u përgjigj duke qeshur, “Absolutisht askënd”.
Kardashian, e cila u nda nga Pete Davidson në gusht pas nëntë muajsh lidhje, së fundmi tha se mund ta imagjinonte veten të takohej me një “shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor ose avokat”.
Kim vijoi duke thënë se disa meshkuj që bënin pjesë në ato fusha ‘u afruan’ kur ajo bëri atë deklaratë, por bukuroshja nuk pranoi sepse thjesht nuk ishte gati.
“Unë nuk jam duke kërkuar për asgjë. Mendoj se me të vërtetë duhet të jem vetëm, të mbaroj shkollën dhe të fokusohem te fëmijët e mi”– tha Kim.
Bashkëprezantuesja Kelly Ripa më pas i tha Kim-it të qëndronte jashtë aplikacioneve për takime. Kim tha me një ton shumë të mprehtë se përdorimi i aplikacioneve për takime si ‘Match’ ose ‘Tinder’ nuk ishte asnjë opsion për të.