Kim nga takimi me gjyqtarët: Ligji po funksionon! Gjykata mos të kthehet në mënyrat e vjetra

Ambasada Amerikan ka zbardhur vizitën e ambasadores Yuri Kim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Në takimin me gjyqtarët, Kim tha se reforma në drejtësi ka rritur besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Sakaq thekson se SHBA nuk dëshiron që gjyqtarët dhe prokurorët të ndihen nën presion nga kriminelët dhe që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra.

Postimi i plotë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vizitoi sot Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj. Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht ndërsa Gjykata nuk është plotësuar ende me 16 gjyqtarët e nevojshëm dhe ka një numër gjithnjë e më në rritje të çështjeve. “Vendimet tuaja kanë rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë, u mundësuan partnerëve ndërkombëtarë që të fillojnë sërish t’u besojnë homologëve shqiptarë dhe më e rëndësishmja, u thanë njerëzve të këqinj se ligji po funksionon. Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin. Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u tha Ambasadorja gjyqtarëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *