Mbrëmjen e djeshme ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, gjithmonë nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së.
Këto deklarata ndaj Berishës nga ambasadorja vijnë pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.
Ndërkohë pas këtyre deklaratave të ambasadores ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar këtë të premte një konferencë me gazetarët në orën 12:00, ku me shumë gjasat priten edhe komentet mbi këto deklarata.