Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me krerët e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi dhe Sorina Koti.
Kim në ‘Twitter’ shkruan se fokus i takimit ka qenë reforma në drejtësi, ku thekson se vetëm përmes drejtësisë jeta e qytetarit mund të përmirësohet.
Sakaq shton se vendi ka nevojë për gjyqe të pastra dhe qytetari mos të ketë frikë.
“Falë kreut të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi dhe deputetes Sorina Koti pata mundësinë të dëgjoj për prioritetin e komisionit dhe diskutimet sesi të rrisim investimet në Shqipëri. E qartë, rregulla racionale (përfshirë në pronë), procedura transparente, gjyqe të pastra janë nevojë për të tërhequr më shumë përfitime në njerëz. Investitorët kanë nevojë të dinë që në çdo rast, gjyqet në Shqipëri do të bëjnë një gjykim bazuar në ligje, jo në bazë të frikës apo favoreve. Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe biznes. Reforma në drejtësi nuk është vetëm për drejtësinë, është dhe për prosperitetin e shumë shqiptarëve. Është për çdokënd, jo vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit, të kenë një mundësi të drejtë për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.