Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka postuar sot një foto me këngëtaren Dua Lipa e cila do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në Tiranë me rastin e 28 Nëntorit.
Në një postim në Instagram, ambasadorja Kim u shpreh se është e lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë për Pavarësinë e Shqipërisë, referuar faktit që ditën e djeshme Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare.
“E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.