Kim reagon ashpër për lirimin e Tahirit: Zhgënjyese, veprimet do kenë pasoja

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese për sistemin e drejtësisë, lirimin nga burgu të ish-minitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lënien e tij në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u shpreh se këto mënyra që përdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian. Sipas Kim, do të ketë pasoja për ata gjyqtarë që ndihmojnë të “fuqishmit”.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Twitter.

 

Pas lirimit nga burgu, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Saimir Tahiri. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ish ministri i Brendshëm tha se do të vazhdojë të kërkojë për drejtësinë. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia. Gjykata e Elbasanit vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, ta vuajë në shtëpi dhe jo në qelinë e burgut të Kosovës në Lushnje

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *