Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kryediplomaten e BE-së, Christiane Hohmann.
Kim në ‘Twiter’ shkruan se takimi është fokusuar në përparimin që duhet të bëjë Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE.
Sakaq thekson se BE do të mbështesë reformën në drejtësi.
Postimi i plotë:
Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi.