Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Kim shprehet e bindur se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ajo ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga SPAK, teksa ka bërë edhe një bilanc të përgjithshëm të këtij institucioni, sipas së cilës është pozitiv.
“Takim i mirë sot me shefin e SPAK-ut, Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milion në asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan ambasadorja.
SHBA ka qenë një nga mbështetësit më të mëdha të Reformës në Drejtësi, madje votimi në Kuvend u bë pas negociatave të shumta të SHBA-BE.