Abasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar këtë pasdite në lidhje me rastin e gazetarit që u dërgua në riedukim nga kryeministri Edi Rama.
Kim u shpreh se është detyrë e gazetarëve që të bëjnë pyetje, si dhe çdo zyrtar duhet t’i përgjigjet gazetarëve.
Sakaq shtoi se gazetarët duhet të vazhdojnë të këmbëngulin në pyetjen e tyre deri sa ata të marrin një përgjigje.
“Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen. Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë”, tha ajo.