Korea e Veriut po përballet më një krizë të rëndë për shkak të mungesës së ushqimit pasi këtë vit ka patur kushte mjaft të pafavorshme të motit që kanë goditur kultivimin e bimëve të ndryshme.
Një tjetër shkak i krizës është edhe mungesa e eksporteve ushqimore me Kinën pasi kjo e fundit i ka mbyllur kufijtë e vendit pas situatës pandemike që po rëndohet në vend.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i njohur më parë për mbipeshën e tij, ka qenë temë e spekulimeve rreth shëndetit. Një ditë më parë kanë dalë foto të reja nga lideri 37-vjeçar i cili duket se ka humbur akoma më shumë peshë.
Raportohet se ai ka humbur së paku 20 kilogramë në muajt e fundit. Dallimi në pamjen trupore të tij u vërejt së pari në qershor, kur ishte paraqitur në publik pas një kohe të gjatë. Por diskutime kanë lindur duke marrë parasysh historinë familjare të sëmundjeve të zemrës ku babai dhe gjyshi i tij kanë vdekur nga problemet në zemër.
/Priza.al/