Në rrethanat aktuale “të gjitha palët duhet të fokusohen në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën ukrainase në mënyrë paqësore dhe së bashku të promovojnë zbutjen e tensioneve”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me armët taktike bërthamore ruse që presidenti Vladimir Putin tha se planifikon t’i vendosë në Bjellorusi.
Në janar 2022, udhëheqësit e pesë shteteve me armë bërthamore (SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca) lëshuan një deklaratë, shtoi Mao, “duke theksuar se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet apo të luftohet”.