Kina kritikon SHBA-në për satelitet e SPACE X: Po rrezikoni jetët dhe sigurinë e astronautëve tanë

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” mes stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk.

Stacionit hapësinor kinez Tiangong iu desh të manovronte për të shmangur përplasjen me një satelit Starlink të SpaceX ne muajin korrik dhe tetor .

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të  veprojnë me përgjegjësi në hapësirë .

‘SHBA-të… injorojnë detyrimet e saj sipas traktateve ndërkombëtare, duke paraqitur një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e astronautëve tanë,’ tha Lijian gjatë një konference për shtyp.

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësime për rreziqet e përplasjeve në hapësirë dhe u kanë bërë thirrje qeverive botërore të ndajnë informacione rreth 30,000 satelitëve dhe mbeturinave të tjera hapësinore që po rrotullohen rreth Tokës.

Space X ka lëshuar tashmë pothuajse 1900 satelitë si pjesë e rrjetit Starlink dhe planifikon të vendosë mijëra të tjerë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *