Banka Qendrore e Kinës ka njoftuar se të gjitha transaksionet e kriptovalutave janë të paligjshme. Vendimi i autoriteteve ndalon në mënyrë efektive monedhat digjitale, përfshirë Bitcoin.
“Aktivitetet e biznesit me monedha virtuale janë aktivitete financiare të paligjshme”, tha Banka e Kinës. Sipas autoriteteve kineze transaksionet e tilla “rrezikojnë sigurinë e pasurisë së njerëzve”.
Kina përbën njërin prej tregjeve më të mëdha në botë të kriptovalutave.
Zhvillimet financiare në këtë vend shpesh ndikojnë në çmimin global të kriptovalutave. Pas njoftimit të Bankës Qendrore të Kinës çmimi i Bitcoin shënoi rënie për më shumë se 2.000 dollarë.
Kina i sheh kriptovalutat si një investim të paqëndrueshëm dhe si një mënyrë për të pastruar para. Që nga viti 2019 në Kinë ka qenë i ndaluar tregtia përmes monedhave digjitale mirëpo aktivitetet e tilla kanë vazhduar në internet përmes shkëmbimeve të huaja.
Por, vendimi i fundit tregon se Kina dëshiron të ndalojë tregtimin me kriptomonedha në të gjitha format.
Të paligjshme janë shpallur edhe shërbimet e tilla për qytetarët kinezë nga faqet e huaja të internetit./REL