Kina ndez “diellin artificial” që është pesë herë më i nxehtë se Dielli i vërtetë

Në këtë fillim viti, Kina ndezi reaktorin e shkrirjes bërthamore. “Dielli artificial” është pesë herë më i nxehtë se Dielli i vërtetë dhe këtë nxehtësi e arrin për rreth 17 minuta.

Sipas autoriteteve kineze, objektivi i këtij reaktori është të sigurojë energji të pastër pothuajse pa kufi. Shpresa është që reaktori të mund të imitojë reagimet natyrore që ndodhin brenda yjeve si Dielli. Ideja është hedhur prej vitesh, por krijimi i një dielli artificial që funksionon është provuar i vështirë, pavarësisht dekadave të kërkimit.

“Operacioni i fundit hedh një themel të fortë shkencor dhe eksperimental drejt funksionimit të një reaktori të shkrirjes”, citohet nga The Independent Gong Xianzu, një nga drejtuesit e eksperimentit dhe studiues në Institutin e Fizikës së Plazmës të Akademisë Kineze të Shkencave.

Reaktori arrin temperaturën 70 000 000 °C.

Ideja pas reaktorëve të shkrirjes bërthamore nuk është aspak e lehtë. Ajo bazohet në parimin e diellit natyral. Diejt artificialë bashkojnë bërthamat atomike së bashku për të gjeneruar sasi të jashtëzakonshme energjie. Më pas, kjo energji do të kthehet në energji elektrike.

Për shkak se diejt artificialë nuk punojnë me lëndë djegëse fosile dhe nuk lënë pas mbeturina të rrezikshme, fizikanët thonë se janë më pak të rrezikshëm për mjedisin. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur e krahasojmë me burime të tjera të energjisë atje, si reaktorët e ndarjes bërthamore.

Kina nuk është i vetmi vend që punon për krijimin e një dielli artificial. Kërkimet për të arritur deri në konkretizimin e idesë kanë vite që vijojnë. I njëjti ekip që ngriti reaktorin e Kinës do të punojë edhe me një ekip tjetër në Marsejë, Francë. Pasi të përfundojë, dielli artificial në Marsejë do të jetë reaktori më i madh në botë ose Reaktor Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear (ITER). Plane të tilla ka edhe Britania e Madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *