‘Muifa’ është tajfuni i 12-të që regjistrohet këtë vit në Kinë.
Raportohet se rreth 1.6 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë dhe qendrat e banimit të tyre për shkak të tajfunit ‘Muifa’ i cili ka prekur brigjet lindore të Kinës.
Sipas mediave vendase mësohet se 1.2 milionë njerëz në rajonin Zhejiang dhe 426 mijë të tjerë në qytetin Shangai janë vendosur në strehimore të përkohshme.
Për shkak të tajfunit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth 1.6 milionë njerëz.
Cikloni tropikal që arrin shpejtësinë 125 kilometra në orë, që nga dje ka filluar të jetë efektiv në brigjet e Zhejiangut.
Tajfuni i cili lëvizi drejt veriut, në orët e drekës ka sjellë erëra të forta dhe reshje në zonën Fengxian në jug të Shangait.
Si pasojë e tajfunit janë anuluar udhëtimet me avion në dy aeroportet ndërkombëtare të Shangait si dhe janë ndërprerë operacionet në portin e Shangait dhe portin Ningbo në Zhejiang të cilët janë terminalet më të mëdhenj të Azisë për kontejnerët.
Tajfuni ‘Muifa’ që lëviz drejt veriut duke u dobësuar, ka filluar të prekë brigjet Jiangsu në veri të Shangait.