Kinë/ Mjegulla shkakton aksident masiv, përplasen 200 makina

Rreth 200 makina janë përfshirë në një aksident masiv ditën e sotme, në një urë, pranë qytetit të Zhengzhou në Kinë. Shkak për aksidentin është bërë mjegulla e dendur. Imazhet tregojnë kaos dhe makina të shkatërruara.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën një person dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Shumë nga të plagosurit u bllokuan në automjetet e tyre dhe departamenti i zjarrfikësve dërgoi 11 kamionë zjarrfikës dhe 66 personel shpëtimi nga zjarri për t’u ardhur në ndihmë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *