Një kështjellë luksoze e stilit francez në një nga rrugët më të njohura të Britanisë, ka dalë në shitje për 9.25 milionë paundë. Shtëpia ka gjashtë dhoma gjumi, kinema, pishina të brendshme dhe ambiente për stafin që do të punojë në vilë.
E ndërtuar në vitin 2000, ambientet e shtëpisë u arreduan nga Emily Philips dhe u perfeksionuan deri në detaje. Kuzhina ka tavolina të punuara me dorë dhe të treja katet kanë një dekorim elegant.
Jashtë do të gjeni një palestër private dhe fushë futbolli. Prona gjithashtu gëzon kopshte të dizenjuara bukur. Trevor Kearney, nga agjentët e pasurive Savills, tha: ‘Stili arkitektonik i Deauville u bë për të dalluar dhe për të qenë i ndryshëm në një zonë ku shumë shtëpi mund të duken shumë të ngjashme me njëra -tjetrën.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/