Kinematografia botërore në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm francez ‘Zhos Profesionisti’

Kinematografia botërore është në zi ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta aktori francez Jean-Paul-Belmondo në moshën 88-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

foto galeri

Ai është gjerësisht i njohur për popullin shqiptar si ‘Zhos Profesionisti’ dhe fitoi famë ndërkombëtare në klasiken revolucionare të Jean-Luce Godard. Ai ka qenë protagonist i filmave; “Klani i Marseillais”, “Borsalino” dhe “La ciociara”.

foto galeri

Jean-Paul Belmondo lindi më 9 prill 1933  dhe në vitet 1970 u bë një yll i filmave të zhanrit aksion. Belmondo-i quajtur Bebel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend në vitet 60 dhe 70.

foto galeri

Në vitin 1989 Belmondo u nderua me Çmimin ‘Cesar’ si aktori më i mirë në 1989 për filmin e Claude Lelouch “Një jetë nuk mjafton”. Ai pësoi një goditje në tru në vitin 2001 dhe u zhduk nga të gjitha paraqitjet publike për tetë vjet. Por me një vullnet të palëkundur ai u rikuperua, duke filluar një fazë të re të jetës, ndërkohë që në vitin 2011 iu akordua ‘Palma e Artë’ për Arritje të Jetës në Kanë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *