Aktorja e njohur, Kymberly Herrin ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. Ajo ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e saj në Santa Barbara, Kaliforni, në 28 tetor por lajmi u bë me dije kohët e fundit. Mbesa e aktores, Theresa Ramirez ndau një fotografi të Kymberly me dy motrat e saj të ndjera.
“Tani janë të gjithë bashkë. Teze Kymberly Herrin. Unë të dua”, shkroi ajo. Edhe pse nuk është raportuar asnjë shkak për vdekjen, familja e saj po kërkon donacione për Shoqatën Amerikane të Kancerit. Herrin ishte një modele, ku u shfaq në disa kopertina revistash dhe luajti në shumë filma.
Ajo u bë e famshme me rolin në filmin e vitit 1984 “Ghostbusters”, ku u shfaq si një fantazmë në një skenë famëkeqe seksi me personazhin e Dan Aykroyd, Ray Stantz. Harrin luajti gjithashtu në Romancing the Stone, Beverly Hills Cop II dhe Road House.