Aktorja e njohur amerikane, Arlene Golonka ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në banesën e saj në West Hollywood.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje. Arlene Golonka u bë e njohur pas përfshirjes në serialin “Mayberry RFD”, ku personifikohej si Millie Swanson.
Aktorja e nisi karrierën në moshën 19-vjeçare, ku nisi të studionte për teatër në Nju Jork. Ajo mori pjesë në një sërë shfaqjesh teatrore, ku mund të përmendim: The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.
Po ashtu, Golonka ka spikatur në shumë role e filma të tjerë si: “The Busy Body”; “Airport 77”; “The In-Laws”; “Hang Em High”, etj.
/Priza.al/