‘Kini frikë se Rama ju zëvendëson me një turk’?/ Presidenti Meta jep përgjigjen ‘epike’: Kam një lajm të zi për Ramën…  

“Vaksinat nga Turqia, spitali i Fierit po nga Turqia, kontrollorët po nga Turqia. A keni dyshime se Rama mund t’ju zëvendësojë juve me një president turk”?

Kjo ishte pyetja që drejtuesi i emisionit Çim Peka, i drejtoi sot Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Prej këtij të fundit ai mori edhe këtë përgjigje: “Në çdo rast Ilir Meta do të zëvendësohet me një shqiptar, me një qytetar shqiptar.

Nuk do të zëvendësohet me një kukull. Por më e rëndësishëm është që, Ilir Meta, është i zëvendësueshëm sepse ky është kuptimi i demokracisë.

Por populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me të huaj dhe do të ketë një të ardhme, rini, begati dhe do të jetë prioritet i politikës për të ardhmen e vendit”.

Gjatë debatit në “SYRI TV”, presidenti Meta është pyetur nga gazetari Andi Bejtja, në lidhje me sjelljen e kontrollorëve të huaj në Shqipëri.

“Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar”,- deklaroi Presidenti Meta, gjatë përgjigjes së tij. Gjatë deklaratës së tij, presidenti Meta, deklaroi se “është e qartë se ka pasur një mungesë vullneti për të zgjidhur këtë situatë, që ka nisur që në vitin 2018”.

Meta theksoi se, “Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një Bangladesh, pavarësisht se më herët është bërë bahçe e krimit të organizuar, kanabisit etj”.

“Përralla të tilla me grushte shteti do të dëgjoni shumë dhe lajme që i shpërndante dje qeveria që ushtria kishte kishte pushuar kullën, por këto nuk ndodhin”,- tha Meta.

I pyetur nga moderatori Peka, në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës, Meta u shpreh se, kjo ishte një deklaratë “rrumpallë”.

Ndërkaq, Meta tha se ka një lajm të zi për Ramën, i cili është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

“Nuk ka deklaratë më rrumpalle se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj presidentit të republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm, siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar. Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar.

Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet”,- deklaroi presidenti Ilir Meta.

/Burimi: SYRI TV/Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *