Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar te një njeri pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një progres potencialisht i madh që përfundimisht mund të ndihmojë në zbutjen e një mungese të madhe të organeve njerëzore për transplant.
Sipas Reuters, procedura e kryer në NYU Langone Health në qytetin e New York-ut përfshinte përdorimin e një derri gjenet e të cilit ishin ndryshuar në mënyrë që indet e tij të mos përmbanin më një molekulë të njohur që shkakton refuzimin pothuajse të menjëhershëm.
Marrësi ishte një pacient i vdekur me shenja të mosfunksionimit të veshkave, familja e të cilit u pajtua me eksperimentin para se ajo të hiqet nga aparaturat që e mbajnë në jetë, thanë studiuesit për Reuters.
Për tre ditë, veshka e re u ngjit në enët e saj të gjakut dhe u mbajt jashtë trupit të saj, duke iu dhënë studiuesve qasje në të.
Rezultatet e testit të funksionit të veshkës së transplantuar “dukeshin mjaft normale”, tha kirurgu i transplantit Robert Montgomery, i cili udhëhoqi studimin.
Veshka bëri “sasinë e urinës që do të prisnit” nga një veshkë e njeriut e transplantuar, tha ai dhe nuk kishte asnjë dëshmi të refuzimit të fuqishëm dhe të hershëm që është parë kur veshkat e derrave të pamodifikuara transplantohen në primatët jo-njerëzorë.
Niveli jonormal i kreatininës së marrësit – një tregues i funksionit të dobët i veshkave – u kthye në normalitet pas transplantit, tha Montgomery.
\Burimi: Reuters\ Përshtati: Priza.al\