“Kisha ankth kronik dhe qaja çdo ditë”/ Modelja e njohur flet për problemet e saj në të kaluarën

Modelja e njohur amerikane Bella Hadid, së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për problemet e saj në të kaluarën lidhur me shëndetin mendor. Duke folur për revistën ‘iD’, ajo zbuloi se kishte ankth kronik dhe qante çdo ditë. Bella shprehet se: “Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha”.

Më tej, ajo zbuloi se nisi duhanin që në moshën 14-vjeçare. “Pavarësisht nëse ka qenë për shkak të çrregullimeve të të ngrënit apo pirja e një pakete “Marlboro” që në moshën 14-vjeçare, unë mendoja se kjo ju ndodhte të gjithë fëmijëve. Isha duke u përpjekur të kuptoja pse ndihesha kështu dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapia”,- tregon Bella Hadid.

Bella foli edhe për shtëpitë e modës që nuk donin të punonin me të për shkak të mbështetjes së saj ndaj Palestinës. “Disa kompani nuk do të punojnë më me mua dhe disa njerëz mund të mendojnë se jam e çmendur. Por kjo nuk më shqetëson dhe nuk krahasohet me atë që vuajnë palestinezët çdo ditë”,- rrëfen supermodelja.

Kujtojmë që Bella është një ndër modelet më në zë të momentit së bashku me motrën e saj Gigi Hadid. Bukuroshet numërojnë miliona ndjekës në rrjetin social Instagram.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *