Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Valbonës. Pas përplasjes me trafikndarësen një automjet ka pësuar dëme të mëdha.
Në automjetin tip “BMW” ndodheshin 3 të rinj nga Kosova të moshës 19 dhe 20 vjeç nga Suhareka. Automjeti drejtohej nga T.T., banor në Markaj.
3 pasagjerët janë shtruar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Tropojë/ Informacion paraprak
Më datë 28.11.2021, në fshatin Cërrnicë, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin T. T., banues në fshatin Markaj, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësen.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. RR., të moshës 19 dhe 20 vjeç, banues në Suharek, Kosovë, të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/Priza.al/