Kishin “ngritur” një shtëpi bari, në pranga katër shqiptarë

U arrestuan diten e sotme  sot katër shqiptar nga policia britanike pasi në banesen e tyre kishin ngritur nji nga të ashtuquajturat “shtëpi bari”.

U sekuestruan në total 778 rrënjë kanabis e cila po të arrinte deri në shitjen e saj në treg vlera do të kapte shifrat e  1.6 milionë eurove.

Shqiptarër gjithashtu i kanë shkaktuar shtetit britanik 11 mijë paund dëm në dit, duke vjedhur energjinë elektrike.

Gjykata ka shpallur fajtorë shtetasit shqiptarë Nikolin Progni 29 vjeç, Klaudio Lekndreaj 42 vjeç, Klaurent Lena 28 vjeç dhe Andrea Vukaj, 22 vjeç.

Në të gjithë ambientin e ndërtesës, brenda dhe jashtë saj u vu re një sistem kamerash.

Gjatë operacionit policia pa se një pjesë e dhomave ishin në errësirë, ndërsa të tjerat ishin përshtatur për kultivim lëndësh narkotike.

Kishte gjithashtu filtra karboni dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese për rritjen e fidanëve.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *