Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 12 gramë kokainë.
Ai ishte në makinë me një shqiptar tjetër në parkingun pranë parkut Miralfiore, në anë të Via Solferino në Pesaro.
Policia iu afrua makinës dhe u kërkoi të dyve dokumente.
Më pas ai vendosi të kontrollonte mjetin dhe zbuloi kokainën.
Por gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti dhe 7 gramë të tjera kokainë, një peshore dhe 500 euro që mendohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës.