Kishin vjedhur 29 shtëpi, arrestohet çifti shqiptar në Spanjë

Policia e Spanjës ka arrestuar një çift shqiptar të cilët kishin vjedhur disa banesa me forcë. Një burrë e grua të moshës 40 dhe 23 vjeç të dy shqiptarë janë përfshirë në 29 vjedhje të bëra në provincat Salamanca, Valladolid dhe Leon.

Çifti shqiptar u arrestuan teksa po largoheshin nga një hotel pranë Avenue Filiberto Villalobos në kryeqytetin Tormes, pasi kishin kryer disa grabitje në provincë ditët e mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale agjentët sekuestruan bizhuteri të ndryshme dhe objekte me interes për hetimet lidhur me krimet e fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *