Kishin zënë hapësirën publike me shezlongë pa lejen përkatëse, procedohen penalisht dy persona në Sarandë

Dy  persona janë proceduar penalisht në Sarandë, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Sakaq janë sekuestruar 489 komplete me çadra dhe shezlongë, të cilët përdoreshin nga shtetasit me iniciale Gj. I., 58 vjeçe dhe K. I., 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil. Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *