Shqipëria është një vend ideal për turizmin e aventurës, dhe kohët e fundit janë të shumtë vizitorët Perëndimorë që po e shëtisin vendin tonë pikërisht për këtë lloj atraksioni.
Megjithatë, jo të gjithë turistët e huaj që vijnë në vendin tonë mund të jenë ekspertë dhe të zotë për turizmin e aventurës dhe mbijetesën në kushte të egra.
Një çift francez lëshuan sot sinjalin “SOS”, pasi konstatuan se kishin humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogorasë.
Menjëherë policia është vënë në kërkim për gjetjen dhe shpëtimin e tyre, teksa kontrollet po bëhen nga toka, me dronë dhe nga deti me gomone.
Ata janë nisur në mëngjes nga Llogoraja për të dalë në Karaburun dhe në gjirin e Gramës.
Aktualisht në terren janë dy grupe punonjësish që po kërkojnë, por se nuk është hera e parë që turistët humbasin në këtë zonë.
Më tepër se 1 muaj më parë, sërish një grup turistësh humbën në këtë zonë, por u gjetën më pas nga ana e efektivëve të policisë.
/Priza.al/