Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz, pasi kishte dalë për peshkim.
Sipas policisë 50-vjeçari P.J kishte dalë të peshkonte me lëndë plasëse. Në momentin që ka hedhur lëndën plasëse në lumë, 50-vjeçari është goditur nga forca shpërthyese dhe ka humbur jetën.