Një shqiptar është arrestuar në Kosovë, pasi është kapur me mbi 1 mijë copë fishekë të gjuetisë.
Mediat kosovare bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, pasi në automjetin e tij kishte fshehur municion gjuetie 1074 copë dhe thikë gjuetie pa markë.
Njoftimi i policisë:
Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollën doganore (duke tentuar të ik), mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë. Mirëpo në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqiperisë, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim: Municion gjuetie 1074 copë dhe thikë gjuetie pa markë.