Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg në Britani, pasi kishte fshehur kokainë me vlerë 23 mijë paund në çizme.
Bëhet fjalë për Elton Babaj, i cili u kap me 3.5 kg drogë të klasit B në makinë. Sipas mediave të huaja, Babaj ndodhej ilegalisht në Britani.
Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt, rreth orës 11:30. Gjatë ndalimit nga efektivët e policisë, 3-vjeçari tha se punonte si korrier për tregtarët e drogës dhe se do paguhej 150 paund për dërgimin në Newport.