Kishte fshehur 50 mijë euro tek ‘Audi’, si u zbulua 31-vjeçari në doganën e Muriqanit

Në doganën e Muriqanit është sekuestruar një shumë prej 50 mijë eurosh. Sipas policisë ato u gjetën në një automjet tip Audi i cili drejtohej nga personi me iniciale B.M, 31-vjeç.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar

Njoftimi i plotë: Muriqan/Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi. Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për  kontroll më të detajuar një automjet tip Audi. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjëndje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *