Gjatë një operacioni në aksin Kakavijë – Janinë, policia ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili po udhëtonte me një mjet tip ‘Seat Altea’ dhe po vinte nga kufiri (ndoshta nga dogana). Gjatë operacionit, në shasinë e mjetit janë gjendur janë sekuestruar 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë.
Gjithashtu efektivët kanë sekuestruar 300 euro dhe 1 celular
Njoftimi:
Operacioni në aksin Kakavijë – Janinë, në vendin e quajtur Kallpaq. Eshtë ndaluar një mjet Seat Altea që vinte nga kufiri (ndoshta nga dogana) dhe është arrestuar shoferi, shtetas shqiptar.
Janë gjetur në vende të improvizuara enkas në shasinë e mjetit 50 pako që përmbanin 48 kg 850 gram marijuanë dhe një pako me 24.7 gram kokainë. U sekuestruan 300 euro dhe 1 celular.
/Priza.al/