Një person është proceduar penalisht ditën e sotme në Vlorë pasi kishte përshtatur lokalin për organizim të lojërave të fatit.
Uniformat blu raportojnë se 34-vjeçarit iu gjetën në lokal një tavolinë pokeri si dhe një çantë me chipsa.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Kishte përshtatur ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojës së pokerit, procedohet penalisht 34-vjeçari. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e shtetasit N. P., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa e letra bixhozi, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 34 vjeç, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”.