Kishte kultivuar 300 rrënjë kanabisi, arrestohet i moshuari në Krujë

Vijojnë kontrollet e Policisë së Shtetit për goditjen e kultivimit të kanabisit në sipërfaqe te hapura.

Gjatë një kontrolli të një territori në lagjen Abaze, Krujë, janë gjetur rreth 300 bimë kanabis në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit me iniciale A.B..

Si pasojë, i moshuari është arrestuar dhe do të hetohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Krujë / Vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kubikët”.

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura, vihet në pranga 1 shtetas.

Gjenden në tokën në pronësi të këtij shtetasi, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kubikët”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. B., 69 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *