Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku.
Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 21 qershor, u diskutua mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve Plaku u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Gjyqtarja cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes.
Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Irena Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.
/Priza.al/