Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Kolonjë, pasi gjatë kontrolli të Policisë në një parcelë në pronësi të tij u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur në kubikë.
Në 4 prej tyre ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Njoftimi i policisë:
Kolonjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Taç i Sipërm, në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.