Policia italiane ka gjetur një serë me bimë narkotike e krijuar si një vepër arti midis shkurreve dhe baltës përgjatë brigjeve të lumit Lambro, disa qindra metra larg nga Enrico Fermi në Monza.
Fillimisht policia ndaloi për kontroll rutinë një makinë, nën drejtimin e të cilës gjendej një shqiptar me banim në provincën e Lecco. Por kur burri u shfaq i nervozuar, ai raportoi se ka qenë në shtëpinë e kushëririt të tij që jeton në Desio, por nuk mban mend se ku jeton dhe si quhet.
Përgjigjet e tij nuk i bindën agjentët e policisë dhe e çuan në rajon për pyetje të mëtejshme ku gjatë kontrollit në makinë ata ndjen një aromë të fortë marijuane, por nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të saj.
Hetimet e kryera kundër 40-vjeçarit lejuan policinë të rikuperonte disa imazhe që e portretizuan atë brenda një plantacioni marijuane. Gjatë operacionit u gjetën rreth 85 bimë, nga të cilat 9 tashmë të thata dhe 37 degë tashmë të thara. Burri, i arrestuar nën akuzat e kultivimit dhe prodhimit të lëndeve narkotike, u shoqërua në burg në Monza, në pritje të vendimit të gjykatës.
/Burimi: Il giorno/Përshtati në shqip: Priza.al/