E pabesueshme ajo që kishte bërë një Nigerian. Ai kishte gëlltitur rreth 1 kg kokainë për ta trafikuar. Por u zbuluar nga qentë antidrogë.
Falë nuhatjes së tre qenve të antidrogës, Semia, Betty dhe Ether, Guardia di Finanza e Olbias arrestoi në port një 36-vjeçar, me origjinë nigeriane, por banues në zonën e Pisanit, i cili po transportonte 68 vezë brenda tij, të cilat kishin gati një kilogram kokainë.
Sipas mediave vendase, zbulimi u bë gjatë kontrolleve në uljen e një motoanije që vinte nga Livorno. Pas një kontrolli personal të personit, i cili tregoi një gjendje nervozizmi të dukshëm, ushtarakët e shoqëruan burrin në spitalin Giovanni Paolo II në Olbia, ku nga ekzaminimet radiografike u zbuluan trupa të shumtë të huaj të pranishëm në sistemin e tretjes.
Pas verifikimeve, policia verifikoi se kokaina ishte brenda 68 vezëve për një total prej 931 gramë. Burri u arrestua më pas si i dyshuar për trafik droge dhe u transferua në burgun “Paolo Pittalis” në Tempio Pausania. Ende nuk dihet se si do e nxirrte ai kokainën prej andej.