Kjo e shtunë sjell temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Moti për ditën e sotme në vendin tonë pritet të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Meteoalb, temperaturat për sot do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 14°C.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *