Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku vjehrri ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, shtetasen Merushe Hazizi.
Priza.al sjell foton e 30 vjeçares e cila mbeti e vrarë ditën e sotme si pasojë e plagëve të mëdha të marra nga goditja me thikë. Sakaq, autori Xhevair Hoxha i rënduar pskiokologjikisht ka varur veten në një pemë të banesës.
Bëhet me dije se Hoxha nuk e pranonte lidhjen e të birit, kjo për arsye se Merushja ka qenë më herët e martuar. Sakaq, motivi i konfliktit në mënyrë të vazhdueshme, çoi deri në krim të familjes.