Po qarkullon një tjetër emër i ri që pritet t’i bashkohet aventurës më shumë se 100 ditore të “Big Brother Vip 2”.
Këtë herë bëhet fjalë për një aktore. Sipas “Kryefjala” Eva Alikaj ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Thuhet se emri i saj është përfolur edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi aktorja ende nuk ka dhënë asnjë konfirmim.
Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Kejsi Medini, Gent Hazizi dhe Lei Kraja e cila e konfirmoi vetë.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.