Shumë prej nesh e idealizojmë dashurinë. Shpesh e shohim si një kurë për të gjitha problemet e jetës. Dhe për shkak se e idealizojmë dashurinë, e mbivlerësojmë atë. Si rezultat, marrëdhëniet tona shpesh paguajnë një çmim.
Është koha për t’u përballur me tri të vërteta të ashpra për dashurinë:
1- Në dashuri, dy persona nuk duan njësoj
Vetëm për shkak se biem në dashuri me dikë, nuk do të thotë se ata janë një partner i mirë për ne dhe të rrimë gjithë jetën bashkë. Dashuria është një proces emocional; përputhshmëria është një proces logjik. Ne nuk mund të qëneojmë gjatë me një person i cili nuk na respekton, na bën të ndihemi keq, nuk na respekton të paktën njëlloj sa ne etj.
2-Dashuria nuk është gjithmonë vlerë për të sakrifikuar veten
Në një marrëdhënie dashurie, është normale për dy njerëz që herë pas here të sakrifikojnë dëshirat e tyre, nevojat e tyre, si dhe kohën e tyre për njëri-tjetrin. Por kur vjen puna për të sakrifikuar vetë-respektin e dikujt, dinjitetin, fizikun, ambiciet e dikujt dhe qëllimin e jetës, vetëm për të qenë me dikë, atëherë e njëjta dashuri bëhet problematike.
3-Dashuria nuk zgjidh problemet në çift.
Edhe pse dashuria mund të jetë pa kufij për një person, zënkat dhe debatet mund ta shkatërrojnë një lidhje.
/Priza.al/