Anila Grishaj humbi jetën sot në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali.
Anila Grishaj, e cila ishte edhe nëndrejtoreshë e kompanisë së prodhimit të ushqimeve të ngrira, u dëmtua nga një makinë ambalazhimi që kompania e kishte blerë së fundmi. Mësohet se e reja u godit nga makineria duke i shtypur rruazat e qafës dhe për këtë arsye humbi jetën menjëherë.
Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Anila jetonte në Treviso me familjen e saj.