Dëshira seksuale e grave dhe fantazitë erotike ndryshojnë gjatë muajit sipas një studimi të ri. Hulumtimi zbuloi se gratë kanë më shumë fantazi seksuale gjatë ditëve të tyre të pjellorisë.
Gratë gjithashtu raportuan një përqindje më të lartë të burrave në fantazitë erotike në ditët pjellore të muajit. Studiuesit u kërkuan 27 grave heteroseksuale që nuk ishin në një lidhje, kryesisht studente, të mbanin një ditar ku do shkruanin fantazitë e tyre seksuale për një muaj.
Pjesëmarrësit e studimit raportuan se dëshira seksuale zgjohej më shumë gjatë kësaj periudhë.
Gjithashtu ishin më eksituese në krahasim me fantazitë gjatë ditëve jopjellore. Në fakt, gjatë ditëve të ovulacionit, përqindja e burrave të pranishëm në fantazitë e grave arriti në 96%, duke treguar se hormonet e fertilitetit ndikojnë në interesat seksuale të grave.
“Psikologët duhet të jenë më të kujdesshëm kur studiojnë dëshirën seksuale të femrave. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këto ndryshime në seksualitetin femëror kur hulumtoni faktorët e interesit seksual femëror. Gjërat më të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh në gjetjet, edhe kur atyre u kërkohet t’i përgjigjen një pyetësori ose kur vlerësohet zgjimi seksual”, u shpreh autorja e studimit Samantha Dawson.